Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, në vendin e ngjarjes është hedhur gaz lotsjellës si dhe dëgjohen krisma armësh.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut, të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.
Në Leposaviq, po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.
Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.
Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi në katër komunat veriore, i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.
Alarmi në veri, Policia asiston kryetarët e komunave veriore të hyjnë në objektet komunale