Luljeta Zhubi, drejtoreshë e spitalit Rajonal në Mitrovicë, ka thënë për RTV Dukagjini se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur nga rrufeja afër kufirit me Serbinë.
Sipas saj, edhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë janë vetaksidentuar.
“Një polic është goditur nga rrufeja sot, i cili ka qenë duke punuar diku afër kufirit me Serbinë”, ka thënë ajo.
“Edhe dy policë të tjerë në rajonin e Mitrovicë sot janë vetaksidentuar. Te gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, me disa lëndime trupore”, ka thënë Zhubi për RTV Dukagjinin.