Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ziadeh ka thënë tutje se zgjidhja e kësaj duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK.