Departamenti i Shtetit: Veprimet e sotme të Qeverisë do të kenë pasoja në raportet Kosovë – ShBA

Departamenti i Shtetit dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit. Ata kanë bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, të ndalojë këto veprime siç thonë ''të dhunshme'' dhe të fokusohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Departamenti i Shtetit: Veprimet e sotme të Qeverisë do të kenë pasoja në raportet Kosovë – ShBA

Departamenti i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka ndërmarrë veprime kundër këshlliave të Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe partënerëve të saj evropian.

Kështu këto veprime të “panevojëshme” siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, do të kenë pasoja ë marëdhëniet mes Kossovës dhe ShBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënaur veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë mënjëherë këto “masa të dhunshme”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken kërkoi nga Kurti të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika