“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”.
Me këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, është pajtuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili nërpërmjet një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova duhet të punojë ngusht me KFOR-in dhe EULEX-in dhe të gjitha palët duhet të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve.
“Pajtohem plotësisht. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga eskalimi, nxisim autoritetet e Kosovës që të punojnë me KFOR-in e EULEX-in”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Departamenti i Shtetit: Veprimet e sotme të Qeverisë do të kenë pasoja në raportet Kosovë – ShBA
Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, ka asistaur e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.
Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit. Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.