Tensionet në veri, Vuçiq: S’ka pasur kurrë krizë më të madhe, sonte mbledhim Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga një krizë e madhe dhe e rëndë. Ai ka njoftuar se do të thërret një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas përfundimit të tubimit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit.

Këto Vuçiq i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mbilet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika