Analisti Visar Ymeri, për reagiimin e ministrit Sveçla ka thënë se janë deklarata të pamatura.
“Për mua është shumë e pamatur dhe e kam pare që prej se kanë filluar reagimet nga Shtetet e Bashkuara e pastaj edhe nga QUINT-i, Vetëvendosja ka pasë një mesazh”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus“.
Minisitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu ka reaguar deklaratave të ShBA-ve dhe shteteve të QUINT-it.
Sveçla ka thënë se etiketimi i veprimeve të ligjshme të Policisë së Kosovës si – nga ShBA dhe QUINT-i të “dhunshme” janë një “ftesë” për krimnelin, Milan Radojçiqit, të sulmojë policët e Kosovës.
“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacioneve të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të USG-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shakruar Sveçla në Twitter.