Bashkëpunëtori i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski, ka reaguar ndaj sekretarit Blinken, i cili dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”, ka shkruar Bugajski.
Bugajski ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin.
“Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë mënjëherë këto “masa të dhunshme”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken kërkoi nga Kurti të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.