Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Kurti ka thënë se është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim.
“Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që t’i shërbejnë ata të zgjedhur”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se pjesëmarrja është mënyra e duhur për të shprehur pikëpamjet politike në një demokraci.
“Është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim. Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që t’i shërbejnë ata të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengimi i dhunshëm – është mënyra e duhur për të shprehur pikëpamjet politike në një demokraci”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.