Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, faktorët ndërkombëtarë kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës.
KFOR-i për Portalin Dukagjini ka thënë se është duke e monitoruar nga afër situatën në komunat në veri të Kosovës.
“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”, ka thënë KFOR-i.
KFOR-i ka thënë tutje se koordinimi në mes të aleatëve ndërkombëtarë është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu dhe diplomacia jonë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë”, ka shtuar KFOR-i.
Gjatë ditës së djeshme u pengua hyrja e kryetarëve të komunave të veriut në objekte komunale, por me asistimin e Policisë së Kosovës, kryetarët arritën të hyjnë në këto objekte.
Ko situatë nga faktorët ndërkombëtarë është dënuar duke e konsideruar si “masa të dhunshme”.