Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se “në panik nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës”.
“Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total, keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar; Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE. Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë;”, është shprehur Lushaku-Sadriu.
Lushaku-Sadriu e ka konsideruar Kurtin si “kryeministër Palaqo”, që sipas saj “përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë”.
“Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo!”, ka shtuar ajo.