Kosova dhe Izraeli, të hënën e nëntë majit, kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në shumë fusha në mes të dy vendeve.
Nënshkrimi i tyre është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
Sipas njoftimit nga MPJD, këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.
Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhim të filmave e shumë të tjera.
Ministrja Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit, ka deklaruar se Izraeli e ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovar.
פגשתי היום את שרת החוץ של קוסובו 🇽🇰 @gervallaschwarz, שהגיעה לביקור מדיני ראשון בארץ מאז כינון היחסים בין ישראל לקוסובו. חתמנו על הסכמים לשיתופי פעולה במדע, חינוך ובתחום הקולנוע וההפקה. ממשיכים לחזק את הקשרים המדיניים של ישראל בעולם וליצור הזדמנויות חדשות 🇮🇱 pic.twitter.com/wQFTZQJto2
— יאיר לפיד – Yair Lapid🟠 (@yairlapid) May 9, 2022
“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, ka thënë Gërvalla.
Ndryshe, të dielën, ishte bërë e ditur përmes Qendrës Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yad Vashem se do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Izraelit.
“Më nëntë maj, zv/kyeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, ku do të nënshkruajë memorandumin e parë të mirëkuptimit duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë”, thuhej në njoftim.
Kosova e Izraeli, të hënën nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit