Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri, duke shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjit në Kosovë.
Abraham ka thënë se nuk duhet harruar se Kosova po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij.
“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar deputeti gjerman, Knut Abraham.
Gjatë ditës së djeshme u pengua hyrja e kryetarëve të komunave të veriut në objekte komunale, por me asistimin e Policisë së Kosovës, kryetarët arritën të hyjnë në këto objekte.
Ko situatë nga faktorët ndërkombëtarë është dënuar duke e konsideruar si “masa të dhunshme”.