Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se i ka theksaur emisarit britanik se qëllimi i vetëm i Qeverisë së Kosovës është që të sigurojë akeses në zyrat kryetarëve.
“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me MB-në dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.