Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga humbja e kujtesës.
Humbja e kujtesës është një gjrndje që trupi mund të zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve, duke filluar nga skleroza, alzheimneri e deri tek llojet tjera të demencës që po përhapen shpejtë gjatë viteve të fundit.
Shumë studime kanë treguar se sëmundja e humbjes së kujtesës është më e përhapur te femrat dhe mund të jetë e lidhur ngushtë me procese tjera të trupit.
Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash, kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias. Ndërsa, ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias, transmeton “AgroWeb”.
Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme.
Si ndryshon presioni i gjakut gjatë viteve
Sipas mjekëve, presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar. Për të gjithë personat që kanë përjetuar të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete.
Më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave. Ndërsa, rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë. Në zhvillimin e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës. Armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja.