E vetmja montazhere në RTV Dukagjini

Ka një vetëbesim mjaft të madh, e madje i pëlqejnë edhe sfidat andaj zgjodhi një profesion aspak të lehtë ku dominon më së shumti gjinia mashkullore

Elmaze Tigani, montazhere

Elmaze Tigani është montazherja e vetme në RTV Dukagjini, ndryshe ajo njihet edhe si Maki. Pozitiviteti, buzëqeshja e humori janë tre elemente që ajo posedon.

Dashurinë që ka për punën e saj po e tregon dita e ditës falë edhe rezultateve që ajo ka treguar përgjatë kohës. Tashmë, Maki ka krijuar një ritëm të punës dhe nuk po dorëzohet në asnjë moment.

E  shoqërueshme, e dashur është ajo. Kështu ka arritur të krijoj një raport të afërt e të mirët ka edhe me gazetarët e tjerë, madje ajo shpesh herë i sygjeron ata për ndonjë temë apo personazh mbi materialet e tyre.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ajo ka thënë se këtu ka gjetur vetveten dhe se me vendin e saj të punës ka krijuar një lidhje të fuqishme.

‘’Sikurse secili prej nesh, përgjatë rrugëtimit tonë profesional, krijojmë shoqëri, shokë e shoqe të sinqerta’’.

Për Makin, gazetarja Paulina Nushi i është bërë shoqja e saj më e mirë.

Elmaze Tigani këshillon të rinjët, sidomos femrat që të mos dyshojnë në aftësitë e tyre, te punojnë shumë për profesionin që duan sepse vetëm ateherë sukseset janë te garantuara.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika