Shefja e Teknologjisë në “OpenAI”, Mira Murati, ka thënë se intelegjenca artificiale do të transfomojë botë tonë të përditëshme.
Murati, iu drejtua në pranishëmeve në hapjen e edicionit jubilar të festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”.
“Mendoj se AI do të revolucionarizojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë, dhe në OpenAI ne jemi të përkushtuar të përafrojmë punën tonë me interesat më të mira të njerëzimit dhe të sigurojmë që AI të shërbejë si forcë për të mirë. Tani sapo po marrim një vështrim se si AI do të transformojë botën tonë të përditshme me module si DALL-E dhe GPT 4, si dhe me mjete si Chat GPT dhe COPilot. Qasja jonë këtu në OpenAI bazohet në kërkimin afatgjatë të sigurisë, në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore dhe politikave dhe duke i dhënë përparësi udhëheqjes teknike. Dhe ne gjithashtu besojmë në përsëritjen, kjo është arsyeja pse ne i sjellim këto teknologji në mënyrë të përsëritur në vetëdijen publike në një mënyrë të kontrolluar”, ka thënë Murati, shkruan KP.