Ambasadori i Rusisë në Poloni goditet me ngjyrë të kuqe

Gjatë vizitës për nderime në varrezat e Varshavës, Ambasadori i Rusisë në Poloni është goditur me ngjyrë të kuqe

Ambasadori i Rusisë në Poloni është goditur me ngjyrë të kuqe, të cilën e kanë hedhur mbi të protestuesit kundër luftës në Ukrainë, duke e penguar atë të bënte nderime të hënën në varrezat e Varshavës për ushtarët e Ushtrisë së Kuqe, që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sergej Andreev mbërriti në varrezat e ushtarëve sovjetikë për të vendosur lule në Ditën e Fitores, e cila shënon humbjen e Gjermanisë naziste nga Aleatët. Festa u festua me madhështi në një paradë në Sheshin e Kuq në Moskë.

Teksa mbërriti në Varrezat e Ushtarëve Sovjetikë në kryeqytetin polak, Andreev u prit nga qindra aktivistë që kundërshtojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pamjet video tregojnë ngjyrë të kuqe që i hidhet nga pas Andreev, përpara se një protestues që qëndron pranë tij t’i hedhë një masë të madhe në fytyrë.

Protestuesit penguan ambasadorin dhe të tjerët të vendosnin lule në varreza.

Protestuesit mbanin flamuj ukrainas dhe brohoritën kundër tij “fashist” dhe “vrasës”, ndërsa disa ishin të veshur me çarçafë të bardhë të lyer me gjak, që simbolizonin viktimat ukrainase të luftës së Rusisë. Njerëz të tjerë në rrethin e tij u panë, gjithashtu, të spërkatur me atë që dukej të ishte ngjyrë e kuqe.

Policia mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar ambasadorin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të tij të largoheshin.

Gjithashtu, protestuesit marshuan në Varshavë për të protestuar kundër luftës, duke sjellë një tank në një traktor dhe duke e parkuar atë para Ambasadës Ruse të dielën në mbrëmje. Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, imazhet e traktorëve ukrainas që nxjerrin tanket ruse kanë qenë simbole të rezistencës ukrainase.

Varrezat sovjetike janë vendosur në mes të një parku të madh në rrugën që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar. Është vendi i fundit i prehjes së më shumë se 20,000 ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që humbën jetën duke luftuar ndërsa ndihmuan për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Ndërsa Polonia ka hequr disa monumente të Ushtrisë së Kuqe, pasi ajo hodhi poshtë sundimin komunist të mbështetur nga Moska, ajo ka lejuar që varreza të mbetet e patrazuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika