Ishte të premten dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën asisitimin e Policisë së Kosovës. Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë dhe kjo krijoi tensione që bëri të reagojë edhe Deptartamenti i Shtetit dhe vendet e QUINT-it.
Dy ditë pas tenisoneve që kishin kapluar tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun, sot(e diel) është një situatë e qetë.
Gazetari i RTV Duakgjinit, Liridon Lloazni, i cili është në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se situata në atë komunë është e qetë dhe vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it.
Gjithashtu, edhe në komunën e Zveçanit është situatë e qetë dhe e monitoruar nga njësitet speciale të policisë, ndërsa ka më pak qarkullim për shkak të reshjeve të shiut.
Edhe në Leposaviq situatë e qetë, ditë e zakonshme e qarkullim normal i qytetarëve. Njësitet speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë ta sigurojnë objektin e komunës e po ashtu hyrje-daljet në të gjitha rrugët kryesore, përfshirë rrugicat (rrugët alternative).