“Çka dreqin ju solli këtu?, Kërçeli reagon ndaj von Cramon: Prej kur qenka mëkat që polici të ofrojë siguri?

"Prej kur qenka bërë “mëkat” ose gabim një polici e ndonjë vendi të caktuar të ofrojë siguri për institucione e qytetarë të atij vendi”, ishte reagimi i Ilir Kërçelit ndaj deklaratës së Viola von Cramon

Shefi i stafit të kabineti të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila gjatë qëndrimit të saj në veri të Kosovës kishte pyetur policët e Kosovës se “çfarë dreqin ju solli këtu”.

Ajo në një bisedë me policët dëgjohet teksa pyet se ku është rreziku për të cilin ata po qëndrojnë në atë pjesë të vendit.

Lidhur me këtë, pati një kundërpërgjigje nga ana e Kërçelit.

“Çka dreqin ju solli këtu? Pothuajse nuk ka vend të Evropës ku në sheshet kryesore mund të hasesh në njësi elitare policore si preventivë për siguri të qytetarëve. Prej kur qenka bërë “mëkat” ose gabim një polici e ndonjë vendi të caktuar të ofrojë siguri për institucione e qytetarë të atij vendi”.

Sipas tij, para se dikush të mbështetet për veprime antiligjore, “është mirë të përkrahet e drejta për lirinë dhe sigurinë”.

“Pse kjo arrogancë? Pse ky legjitimim i grupeve të caktuara për të penguar punën në institucionet e Kosovës? Pse ky motivim për të penguar kryetarët e zgjedhur në veri?  Nëse kjo gjuhë do përdorej në Krime nuk e di a do ndodhte sot kjo luftë në Ukrainë”, shtoi ai.

Ndryshe, në videon e von Cramon është dëgjuar edhe përgjigja e policit i cili ka thënë se atje kanë shkuar për “t’iu dalë në mbrojtje kryetarëve të komunave”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika