KFOR-i shton praninë në veri të Kosovës

Në një njoftim të fundit nga ekipi i RTV Dukagjinit në terren, raportohet se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar praninë e tyre në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq

Zveçan, 29 maj 2023. Foto gazetari Liridon Llozani.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur t’i shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Zveçan, 29 maj 2023. Foto gazetari Liridon Llozani.

Kujtojmë se situata vazhdon të jetë e tensionuar pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Gazetarët në terren dhe portali Dukagjini do të vazhdojnë t’i monitorojnë zhvillimet e mëtejshme dhe reagimet lokale dhe ndërkombëtare, lidhur me këtë ndryshim të pranisë së KFOR-it në këto komuna.

Serbët lokalë të këtyre komunave janë mbledhur më 29 maj për t’i kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë dhe Policia e Kosovës u përleshën, teksa kryetarët e rinj komunalë hynë në ndërtesat komunale.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga vendimet dhe të mos tentojë  “hyrjen me forcë” në ndërtesat komunale, teksa Qeveria ka mbrojtur qëndrimin se kryetarët e rinj duhet të shkojnë në zyrat e tyre.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika