Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkojë për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendosë a do të shkojë në komunë a po jo.
Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.