Ish-ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish-i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku KFOR-i amerikan ka blinduar objektin e komunës së Leposaviqit. Gjithashtu, edhe para objekteve të tjera të komunave në veri janë forcat e shtuara të KFOR-it.
Sipas tij, trupat e NATO-së kanë “pushtuar” ndërtesat në Kosovë, kështu nga paqja dhe progresi që ishte në administratën e ish-presidentit Donald Trump, kanë kaluar në kaosin dhe pushtimin e trupave nën administrimin e presidentit Joe Biden.
“Trupat e NATO-s kanë marrë nën kontroll ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe progresi nën Trump, në kaos dhe pushtim të trupave nën Biden. Biden është kaq i dobët”, ka shkruar Grenell në Twitter.