Kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje as pas një ore nuk kanë shkuar në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ndërsa të pranishëm janë vetëm kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetarët e komunave të Zubin Potok dhe Zveçan, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, para një ore kanë mbërritur në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku pritet të zhvillohet takimi.
Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.
Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.