Atiq kërkon nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që të fillojë pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të hënën i ka bërë kërkesë KOSTT-it dhe ZRRE-së për të filluar pagesën e energjisë elektrike në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë një deklaratë për media, ku ka shprehur kërkesën e tij drejtuar KOSTT-it dhe ZRRE-së, për të filluar pagesën e rrymës elektrike në këtë komunë.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të njoftohet mbi borxhin që komuna e drejtuar nga ai, duhet t’i paguajë institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar.

“Sot iu drejtova KOSTT dhe ZRRE, me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të komunës sonë. Gjithashtu, kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se serbët në veri të Kosovës nuk paguajnë asnjë cent për shpenzimin e energjisë elektrike.

Ndërsa, deklarata e Atiqit vjen në një moment kritik për situatën në veri të vendit, pasi në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika