S’ndalen provokimet e serbëve, vendosin simbole fashiste në vetura të Policisë, KFOR-it dhe mediave

Thirrjet nacionaliste dhe fashiste po përhapen gjatë protestave të serbëve në veri të Kosovës. Grupet serbe po përdorin simbole fashiste dhe nacionaliste, duke shfaqur sjellje kundër Kosovës, SHBA-ve dhe Evropës. Veturat e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave janë vandalizuar me simbole të tilla. Disa prej tyre kanë pasur goma të shkqyra, duke përfshirë edhe një veturë të RTV Dukagjinit. Në sulm janë përfshirë edhe mediat tjera si TopChannel, Periskopi dhe Kallxo.com. Me gjithë provokimet, Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë mbajtur situatën nën kontroll dhe kanë parandaluar eskalimin e saj

Thirrjet nacionaliste e fashiste po mbizotërojnë në protestën e serbëve në veri të Kosovës. Një nga simbolet i cili po përdoret nga grupet serbe është “Z”, simbol ky i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Veprimet e tyre përpos antiKosovë, janë edhe antiShBA e antiEvropë. Në pamjet e siguruara nga terreni, shihen vetura të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave, të cilat janë të vandalizuar me simbole fashiste e nacionaliste.

Përpos kësaj, disave prej tyre u janë shpuar edhe gomat, në mes tyre edhe veturës së RTV Dukagjinit.

Mediat e tjera që janë sulmuar janë TopChannel, Periskopi, Kallxo.com.

Përkundër këtyre provokimeve, nga thirrje e vizatime të ndryshme, Policia e Kosovës dhe KFOR kanë qëndruar në nivel të detyrës, duke mos lënë që situata të eskalojë.

No description available.

No description available.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika