Të hënën e 29 majit në orën 17:00 pritet të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportim.
Ndryshe, në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.