Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë, raporton EO.
Takimi vjen pas tensioneve në veri ku në tri komunat e veriut aktualisht po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.
Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.
Ndryshe, ka pasur sulme të shumta ndaj veturave të mediave, policisë dhe KFOR-it. Në to janë vizatuar simbole fashiste, si dhe disave u janë shpuar edhe gomat.