Gara për këngën e Eurovisionit nis nesër

Gara e këngës evropiane do të fillojë mbrëmjen e 10 prillit në Itali

Kompeticioni më i madh i këngës evropiane “Eurovision” do të fillojë të martën e 10 prillit.

Të mërkurën, Unioni Evropian i Transmetuesve ka njoftuar se 41 shtete do të konkurrojnë në “Eurovision Song Contest 2022”.

Shqipëria do të hapë natën e parë të Eurovisionit me Ronela Hajatin dhe debutimin e këngës “Sekret”.

Festivali po mbahet në Itali për herë të parë në tri dekada pasi grupi i Romës, Maneskin fituan edicionin e sivjetmë në maj me këngën “Zitti e buoni”.

Konkursi i 66-të do të mbahet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 maj.

39 vendet që morën pjesë në konkursin 2021 rikthehen sërish, ku është shtuar Mali i Zi dhe Armenia.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kishte njoftuar se Rusia nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e këtij viti si pjesë e sanksioneve ndaj këtij shteti pas invazionit ushtarak në Ukrainë.

Bordi Ekzekutiv i EBU-së kishte marrë vendimin pas një rekomandimi nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika