Situatë aktualisht e qetë në Leposaviq

Aktualisht situata në komunën e Leposaviqit është e qetë edhe pse më herët protestuesit ishin shprehur të dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

Ekipi i RTV Dukagjini që ndodhet në komunën e Leposaviqit duke raportuar për zhvillimet e fundit raporton se situata në këtë komunë aktualisht është e qetë ndonëse më herët protestuesit kishin qenë më të zëshëm në drejtim të KFOR-it dhe gazetarëve.

Gazetarja nga RTV Dukagjini, Anduena Bajqinovci ka thënë se aktualisht situata është e qetë, ndonëse më herët protestuesit kanë qenë më të shpërndarë.

Protestuesit janë dëgjuar më herët duke kënduar këngë nacionaliste, ndërsa ka pasur edhe sulme në drejtim të gazetarëve me vezë, brohoritje dhe hedhje me pelena e qorapa në drejtim të KFOR-it.

Edhe kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq është parë afër turmës.

Gjendja po monitorohet nga autoblindat të njësisë speciale të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan.

Ani pse ka thirrje të protestueve që të shkojnë në drejtim të kordonit të KFOR-it, situata aktualisht është në kontroll.

Ndërsa kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi raportohet se ende është duke qëndruar brenda komunës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika