Partia Social Demokrate e Suedisë e cila është në pushtet, ka thënë se do të njoftojë më 15 maj vendimin e saj nëse vendi i tyre duhet apo jo të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Sipas medieve të huaja, një vendim në favor të anëtarësimit sipas të gjitha gjasave do t’i hapte rrugën Suedisë për të paraqitur një ofertë anëtarësimi.
Nëse socialdemokratët do të mbështesin bashkimin, do të kishte një shumicë të qartë parlamentare për një aplikim. Veçanërisht, nëse Finlanda zgjedh të aplikojë, nga e cila pritet gjithashtu një vendim në ditët në vijim, Suedia pretendohet se do të aplikojë, përcjell “Telegrafi”.
Suedia dhe Finlanda kanë qenë ushtarakisht jo të lidhura për dekada, por opinioni publik në të dyja vendet është zhvendosur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, andaj këto dy vende si alternativë të vetme mbrojtëse po e shohin Aleancën Veri Atlantike.