Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka reaguar lidhur me sulmet ndaj NATO-s gjatë ditës së sotme në veri të vendit.
Bildt ka thënë se kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite, duke shtuar se cikli i përshkallëzimit duhet të prishet shpejt.
“Kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe plagosën njëmbëdhjetë prej tyre. Cikli i përshkallëzimit duhet të prishet shpejt!”, ka shkruar Bildt.