Aleanca Veri-Atlantike, NATO-ja, ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të saj në veri të Kosovës, si pasojë e të cilës janë plagosur disa pjesëtarë.
Përmes një deklarate të zëdhënësve të NATO-s, është thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.
“Sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. U bëjmë ftesë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet të cilat nxisin edhe më shumë tensione dhe të angazhohen në dialog”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
Në deklaratë thuhet se “KFOR-i do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, dhe të vazhdojë të jetë i paanshëm në përputhje me mandatin e Këshillit të sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999“ thuhet në këtë komunikatë.