Në katër komunat veriore serbët kanë nisur që të grumbullohen para objekteve të komunave, të cilat është duke i ruajtur Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in.
Në komunën e Zveçanit rreth 30 serbë janë grumbulluar para objektit komunal.
Ndërsa, edhe në Leposaviq serbët kanë nisur të grumbullohen dhe janë afruar afër KFOR-it.
Ndryshe, në katër komunat veriore të Kosovës, të hënën e 29 majit(dje), protestuesit e maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it italian dhe hungarez dhe ndaj Policisë së Kosovës.