Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.3 shkallë ka tronditur brigjet e Tajvan-it, por nuk ka kishte rrezik për cunami.
Sipas autoriteteve tajvaneze, tërmeti, që ndodhi në orën 15:23 të së hënës, ishte 27 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Epiqendra u regjistrua 89.4 kilometra larg bregut lindor të Tajvanit, afërsisht në gjysmë të rrugës midis bregut të qarkut Hualien dhe ishullit jugor japonez të Yonaguni, tha byroja e motit të vendit. Tërmeti është ndier në tërë Tajvanin, ka bërë të ditur byroja tajvaneze, derisa ndërtesat janë lëkundur në tërë vendin.
Termeti ka ndodhur në ora 06:23 të mengjesit të së hënës së nëntë majit.
Nga ana tjetër, sipas “EMSC” gjatë ditës së hënës, në ora 12:28 minuta ka ndodhur një tërmet në rajonin tonë.
Tërmeti me magnitudë prej 3.3 shkallë ka ndodhur në Greqi me thellësi prej 2 km, 97 km në veri të Irákleion në Greqisë dhe 31 km në jug të Oia.