Digjet flamuri i shtetit serb në Graçanicë (VIDEO)

Një video e publikuar në TikTok tregon një person të maskuar që i vë flakën flamurit të Serbisë në komunën e Graçanicës

Në një video të publikuar në rrjetin social Tiktok shihet një person i maskuar që i vë flakën flamurit të Serbisë në komunën e Graçanicës, derisa flamuri i shtetit serb ka qenë i vendosur afër statujës së Car Lasarit në rrugën në drejtim të komunës së Gjilanit.

Në momentin që personi i vë flakën flamurit, në sfond dëgjohet kënga e këngëtarit Mehedi Përgjegjaj i njohur shkurt si Meda.

Kënga është “Moj Kosovë”.

“Janë çu në këmbë burrat e dheut si në kohë të Skënderbeut, më ja kthye pushkën dushmanit me i dalë zot vatanit. Moj Kosovë jo nuk mposhtesh kurrë, bac Ademin, bacën Hamëz t’i mi ke në flamur”, thuhet në këngë.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika