Rudari: KFOR-i s’do duhej të lejonte të pësonin ushtarët

Avokati, Naim Rudari

Ish-polici Naim Rudari, njëherësh avokat në lidhje me tensionet në veri, ka thënë se tashmë Kosovës i ka mbetur vetëm të gjejë një zgjidhje përfundimtare për të dalë nga situata e krijuar pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, Rudari ka thënë se nëse bëhet vetëm një zgjidhje sa për të dalë nga situata, do të jetë një hap prapa për Kosovën, pasi është e paarsyeshme të thuhet se një kryetar nuk mund të ushtrojë detyrën në vendin e tij të punës.

“Duhet të gjendet një zgjidhje vetëm për të dalë nga situata e krijuar. Është hap prapa, është e paarsyeshme të thuhet se një kryetar nuk mund të ushtrojë detyrën në vendin e tij të punës. Ata dëshirojnë që çdo hap të jetë në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Meqenëse e kemi situatën deri në këtë gjendje dhe gjithçka po duhet të jetë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, kjo çështje do të duhej përfunduar qysh moti”, ka thënë Rudari.

Në lidhje me trazirat në Zveçan, Rudari ka thënë se KFOR-i nuk do të duhej ta lejonte që të pësojnë ushtarët.

Sipas tij, po të bënte Rudari një kordon të qëndrueshëm, lëndimet do të ishin më të vogla dhe protestuesit do të shpërndaheshin.

“Ishte një lajm se KFOR-i ka pësuar pa e provokuar situatën, por kordoni kur të vendoset, vendoset për të mos kaluar askush nga ai kordon, policia nuk do ta toleronte për të kaluar në atë pjesë, por KFOR-i nuk ndërmori atë veprim dhe për atë arsye janë bërë më të ashpër protestuesit”, ka vijuar Rudari.

Rudari ka thënë ndër të tjera se ani pse pasojat janë shumë më të vogla me ndërhyrjen e KFOR-it, edhe policia ka kryer detyrën në mënyrë të shkëlqyeshme në asistimin e kryetarëve të rinj për të hyrë në vendet e tyre të punës.

Ai ka thënë se protestuesit serbë atje nuk janë qytetarë të rëndomtë, por të përgatitur fizikisht për trazira dhe për sulme.

Lajmi në përditësim..

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika