Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Është i vogël që t’ia ndërrojë orientimin Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, duke thënë se kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet prapa. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi i NATO-së "Defender Europe 2023" dhe ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar krerët e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet prapa.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë nacionale.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet prapa.

Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate të armiqësohesh me krejt botën demokratike”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Kosova i ka ndërtuar për dekada aleancat, të cilat, sipas tij, tash po i rrëzon Kurti.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe sesa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”, ka vijuar ai.

Ai ka shtuar se Albin Kurti është i vogël që t’ia ndërrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj, teksa ka kërkuar dorëheqjen e tij.

“Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj. Ai e ka vetëm një shans që një herë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot”.

Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i ndërprerë stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Defender 23” që ishin duke u mbajtur në Kosovë.

Kjo pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika