Mushkolaj: Kurti nuk mund ta shtrijë sovranitetin në veri pa ShBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është befasuar dhe ka shqetësuar ndërkombëtarët për veprimet e fundit në veri të vendit. Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se mungesa e koordinimit me aleatët është shkaktari kryesor i kësaj situate

Imer Mushkolaj, analist politik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se me veprimet e fundit në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka befasuar ndërkombëtarët në mënyrë jo të këndshme.

Kjo, sipas tij, ka ndodhur për shkak të mungesës së koordinimit me ta.

“Kjo që e ka bërë është befasi shumë e madhe dhe jo e këndshme për aleatët. Moskoordnimi me aleatët, në kuptimin e situatës së brishtë në veri të vendit, që është paralajmëruar se mund të ndodhë se kryetarët me të drejtë provojnë me hy në ndërtesa të komunës”, ka thënë ai.

Mushkolaj ka theksuar se Kurti nuk mund ta shtrijë sovranitetin në veri të Kosovës pa aleatët ndërkombëtarë, me theks të veçantë pa ShBA-të.

“Nëse Kurti do të doja shumë që ta marrë veriun ta shtrijë sovranitetin dhe ta kemi në menaxhim të plotë, pa pasur nevojë pa ndihmën e askujt, pa ndihmën e ShBA-së e as KFOR-it do të isha i lumtur. Por, ai duhet ta ketë parasysh se ai nuk mund ta bëjë këtë pa aleatë, pa ShBA-të”, ka thënë ai.

Mushkolaj tha se beson që ditëve në vijim Kurti do të marrë veprime pozitive sa i përket kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë.

Nëse nuk e bën këtë, sipas tij, raportet me ShBA-në do të rrezikohen edhe më shumë.

“Nëse Kurti tërhiqet, gjen kompromis me tërheqjen e policëve nga ndërtesat, jo nga gjithë qyteti. Nëse ai e tregon vullnetin me i ndërmarrë masa mbetet me pa. Do të ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt, për shkak se besoj është i vetëdijshëm se situata mund të vijë duke u bërë serioze në raport me ShBA”, tha ai.

Ai e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mënyrën se si ka reaguar pas dhunës së protestuesve në veri.

“BE ka qasje të padrejtë, i njëson bandat e veriut me policinë e Kosovës, flet për dy palë për dhunën që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika