Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të përforcuar trupat e KFOR-it me 700 ushtarë shtesë.
Ai ka insistuar në rikthimin e qetësisë në veri të Kosovës.
“E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë nëpërmjet misionit tonë Eulex në Kosovë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
I welcome #NATO SG @jensstoltenberg’s decision to deploy additional 700 troops to #Kosovo.
We will continue our close coordination and cooperation with @NATO_KFOR including through our @EULEXKosovo mission.
Calm must be restored now.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 30, 2023
Ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, të martën, ka bërë të ditur se 700 trupa të NATO-së, do të vijnë në Kosovë, për ta shtuar sigurinë.