Në komunën e Leposaviqit është duke u negociuar për nxjerrjen e disa mjeteve brenda komunës.
Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, i pranishëm në Leposaviq është ish-kryetari i Leposaviqit.
I njëjti ka thënë se njerëzit nuk do të largohen deri në largimin e kryetarit Lulzim Hetemi nga komuna.
Ndërkohë, një tjetër veture të RTV Dukagjini i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.
Së njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat.
Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.