Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz duan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë.
Macron-i ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Bratisllava të mërkurën se ai shpreson që bashkë me Scholzin të takohen me Kurtin e Vuçiqin në Samitin e ECP në Kishinau të Moldavisë këtë javë, shkruan Koha.net
Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron-i i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.