Borrell pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, nevojitet depërshkallëzimi urgjent

Situata aktuale në veri të vendit është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzim urgjent dhe zgjidhjen përmes dialogut për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Ohër

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë.

Me anë të postimi në Twitter, Borrell ka theksuar nevojën për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Bratisllavë u ka bërë me dije atyre se “do të kishte pasur mirëkuptim, nëse protesta e serbëve në veri do të ishte paqësore”.

“Bisedova me Borrellin e Lajçakun. Unë iu thashë atyre se po të kishte protestë paqësore për zgjedhje të parakohshme, do ta kishin mirëkuptimin tim. Por jo mafiozë me shkronjën Z që shtien në drejtim të ushtarëve e policëve, hedhin granate e thërrasin “Vrisni”, “Vrisni”. Këtyre grupacioneve fashiste, ne nuk ua dorëzojmë republikën tonë demokratike. “Nëse duan protestë paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, atëherë e kanë kryeministrin e tyre që tërë jetën ka qenë aktivist politik dhe shumë është i gatshëm që t’i dëgjojë, e ndoshta edhe të pajtohet me ta”, ka thënë Kurti.

Ai përsëriti se nuk do të dorëzohet republika demokratike në duart e fashistëve.

Shefi i ekzekutivit është takuar me zyrtarët evropianë para se të marrë pjesë në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë.

Kurti në takim me Borrellin e Lajçakun: Do të kisha mirëkuptim, nëse protestat do të ishin paqësore

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika