Përjashtimi nga “Defender 23”, Kurti e quan fatkeqësi

Një ditë pas sanksionit të parë të SHBA-së ndaj Kosovës, Kurti e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 23. Nga ana tjetër deputetët e opozitës në komisionin për siguri thonë se për shkak të vendimeve të kryeministrit e pësoj FSK-ja që më së paku e meritonte

“Defender Europe ‘23”, FSK-ja gati për ceremoninë hapëse(FOTO)

Për mosdëgjueshmërinë e kryeministrit Albin Kurtit ndaj kërkesave të SHBA-së lidhur me situatën në veri, amerikanët vendosën që të ndëshkojnë këmbësorin e FSK-së.

SHBA-ja organizatorja e Defender 23, e përjashtoi nikoqirën, FSK-në nga ky ushtrim ndërkombëtar 4 ditë para ditës që ishte planifikuar të përfundonte.

Mirëpo këtë situatë nuk deshtën që të e komentoj Ministria e Mbrojtjes por megjithatë shkurt e komentoi i pari i ekzekutivit, në një përgjigje për REL-in, sanksionim të cilin e quajti fatkeqësi dhe e padrejtë.

“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe nga ekzekutivi këtë gjendje po e sheh opozita.

Anëtari i komisionit për Siguri Hisen Berisha njëherit edhe deputet i Kuvendit sanksionimin më sa paku e ka merituar FSK-ja.

“E para e pësoj FSK-ja që më së paku e meritonte. Vijmë në një moment kur merret një vendim kaq i ashpër kaq i rëndë, ndaj Forcës, kjo është me të vërtetë e tmerrshme, kjo është trishtuese dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.  Nuk e meriton kjo qeveri një ministër që me aq shpirt me aq  entuziazëm, që ata oficerë me gjithë atë energji, dhanë gjithçka me arrit me sjellë Kosovës tek një sukses I tillë, të cilin e ndalë me një vendim të pamenduar politik, të paharmonizuar me aleatët, një kryeministër që kam dyshime për gjendjen e tij shëndetësorë”, ka deklaruar Berisha.

Përveç deklaratave të ashpra, që i kanë në AAK po duan edhe të ngrisin një mocion për shkarkimin e Kurtit siç deklaron kryetari i komisionit për Siguri Bekë Berisha.

“Prej ditëve të çlirimit të Kosvës e kemi aspiru NATO-n edhe kemi punu fort që të jemi pjesë e këtyre stërvitjeve. Ky është dëmi më i  madh që ju ka bo Kosovës, që nga paslufta, do të thotë prej Qeverisë Kurti, duke i gënjy duke i rrejtë aleatët, dhe duke bërë veprime njëanshëm, për interesa të tij, të PR-it, apo si ta shpjegoj atë punë, tanimë veprimet e kësaj qeveria pallavrat politike, I kemi marrë vesh, qëllimet po i dijmë andaj për atë arsye aleanca, e ka marrë iniciativën me bo një mocion për shkarkimin e kësaj qeverie”, ka thënë tutje ai.

Një ditë më parë ambasadori amerikan Jefry Hovenier në një takim me gazetarët ka deklaruar se përjashtimi i Kosovës nga Defender Europe 23, është sanksionimi I parë I Kosovës nga SHBA-ja, për shkak të mos koordinim dhe dëgjimit të kërkesave të SHBA-së për shtensionim të situatës në veri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika