Sveçla për situatën në veri: Jemi në koordinim me aleatët ndërkombëtarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, për tërheqjen e njësisë speciale të Kosovës, nga veriu, një gjë e tillë nuk po përfillet nga përfaqësuesit e Qeverisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke i komentuar dhe dënuar veprimet e grupeve kriminale në veri, tha se çdo individ apo grup kriminal do të ballafaqohet me ligjin.

Përkundër që ndërkombëtarët po e theksojnë mungesën e koordinimit nga autoritetet kosovare, Sveçla ka thënë se koordinimi me ta nuk mungon.

“Institucionet tona të sigurisë kanë rritur vigjilencën dhe janë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë rreth këtyre zhvillimeve. Çdo individ apo grup kriminal që synon të përshkallëzojë situatën, të cënojë jetën apo sigurinë e qytetarëve tanë, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe drejtësinë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se grupet kriminale në veri të vendit, dirigjohen nga Qeveria e Beogradit me urdhërat e të cilëve sipas tij janë sulmuar, KFOR-i, Policia e Kosovës dhe gazetarët.

“Sulmet e ditëve të fundit, janë organizuar nga grupet kriminale të orkestruara nga Beogradi. Ata kanë sulmuar zyrtarë të policisë, pjesëtarë të KFOR-it, gazetarë, si dhe kanë dëmtuar dhe djegur vetura zyrtare e ato të mediumeve të ndryshme. Për më tepër, kanë përhapur mesazhe të rrezikshme përmes mbishkrimeve me simbolet e së kaluarës gjenocidale të Serbisë e të së tashmes agresore të Rusisë, e duke provokuar me flamuj serb në automjete të Policisë”, ka shkruar Svecla.

“Fatkeqësisht, 24 vite pas përfundimit të luftës dhe rënies së Millosheviqit ne ballafaqohemi akoma me politikat e tij. Vuciq në të kaluarën ka qenë Ministër i tij për propagandë, Ivica Daciq ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit ndërsa Aleksandër Vulin ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i gruas së tij, Mira Markoviq”, ka thënë ai.

Ai e ka përmendur edhe arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy serbëve të cilët dyshohen se i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Ndaj dy kriminelëve që kanë sulmuar të hënën pjesëtarët e KFOR-it, sot është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa gjatë ditës poashtu janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje dy shtetas të Serbisë që po bartnin pajisje ilegale për trazira”, ka thënë ai.

“Njëri nga ta, ish-luftëtar në Koshare dhe i dekoruar nga Sllobodan Millosheviq, i dyshuar edhe si pjesëtar i “Brigada 72”, formacion ushtarak serb i cili shërben për operacione të veçanta me qëllim të destabilizimit të vendeve. Ai është përcjellë drejt pikës sonë kufitare nga deputeti nacionalist e ruso-fil i të djathtës ekstreme, Strahinja Erak”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika