Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet që ti bashkëngjiten protestës anonime. Sipas tyre kjo protestë është qëllimkeqe dhe e dëmshme për qytetarët dhe interesat e Kosovës

Qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje nga Policia e Kosovës për të shpërfillur thirrjet për bashkëngjitje në protestë.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se postimet e kësaj natyre mund të jenë në dëm të vetë qytetarëve dhe të interesave të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit. Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Për rrjedhojë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të njëjtit të lënë institucionet e sigurisë, të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

“Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm. Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen”, thuhet në komunikatë.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten e 26 majit. Të njëjtit nuk po lejonin kryetarët të futeshin në objektin e komunës.

Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të gazetarëve.

Deri tani, dy vetura të RTV Dukagjini janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika