Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë të dyshuar në Zveçan për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.
Ata dyshohen se në bashkëpunim me disa persona të tjerë në rrugë kanë ndaluar disa automjete.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.