Hoti kritikon Qeverinë: Zoti na ruajttë, këta nuk dinë se çfarë bëjnë

“Pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ekzekutivit, Albin Kurti, lidhur me qëndrimin e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili kishte thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti ishte shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë, duke thënë se “mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”.

Lidhur me këtë, Hoti ka thënë se “pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri”.

“Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”.

“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”, shkroi ai.

Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aleatët, sidomos SHBA-në. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedhë të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

Komunat veriore të Kosovës u tensionuan, pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe dhe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika