Është mbiemri i kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që është shënuar në trupin e një dhie në Leposaviq.
“Hetemi”, shkruhet me të kuqe në trupin e dhisë, gjersa e njëjta është “zbukuruar” me elemente të tjera.
Ky akt vjen në vazhdën e protestave në veri.
Serbët në veri kanë filluar protestën të premten e 26 majit.
Të njëjtit nuk po lejonin kryetarët të futeshin në objektin e komunës.
Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të gazetarëve.
Deri tani, dy vetura të RTV Dukagjini janë vandalizuar.