Komisoni Evropian: Zgjerimi i Ballkanit sa më shpejtë të jetë e mundur

Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, kanë deklaruar se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët. Ata kanë theksuar se duhet të punohet sa më shpejt dhe sa më shumë për të përshpejtuar reformat në vendet partnere dhe për të vazhduar përpara në rrugën e integrimit

Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer.

Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, kanë deklaruar të enjten se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, për çka kanë thënë se duhet të punohet sa më shpejt dhe sa më shumë.

Pisonero në një konferencë për media, ka deklaruar se Komisioni Evropian ofron mbështetjen e plotë për vendet partnere në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor është prioritet për Bashkimin Evropian dhe zgjerimi në këtë rajon është një prioritet i rëndësishëm.

“Natyrisht, si rregull i përgjithshëm, ne nuk do të komentojmë gjërat e zakonshme. Mendoj se është shumë me vend të kujtojmë se për Bashkimin Evropian në tërësi, dhe kjo përfshin si institucionet ashtu edhe shtetet anëtare. Ballkani Perëndimor është prioritet, dhe zgjerimi i tij është prioritet”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së.

“Për atë që na përket ne, ne jemi këtu duke sjell të gjithë mbështetjen që mundemi për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën drejt BE-së.., e cila padyshim mbulon një fushë shumë të gjerë, pasi ju e dini shumë mirë gjithçka që është kyçe dhe unë mendoj se konteksti i ri gjeopolitik sot përforcon qartë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë tonë të përbashkët, ndaj mendoj se të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim, më shpejtë dhe sa më shumë”, ka thënë tutje  ajo, raporton KP.

Se KE qëndron prapa procesit të zgjerimit e ka thënë edhe Eric Mamer.

“Komisioni qëndron prapa procesit të zgjerimit, qëndron pas përgatitjeve për anëtarësim të vendeve të interesuara, po jep mbështetje, po i mbështet këto vende me të gjitha mundësitë e saj. Mendoj se kjo është demonstruar gjerësisht gjatë muajve dhe viteve të fundit dhe siç e ka theksuar me të drejtë Anna, ky është një proces i cili menaxhohet nga një sërë institucionesh sipas procedurave shumë, shumë specifike, të cilat sigurisht që ne të gjithë i respektojmë”, është shprehur Mamer.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika